Një tragjedi ka ndodhur në Bulqizë, aty ku si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën një vajzë 10-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen e Re të qytetit verior, ku sipas burimeve drejtuesi, shtetasi me inicialet Z.SH, ka humbur kontrollin e automjetit për shkaqe ende për t’u përcaktuar, duke përplasur dy këmbësore.
Ndërkohë që e mitura ka humbur jetën si pasojë e dëmtimeve, personi tjetër, shtetasja SH.Sh. ndodhet për ndihmë mjekësore në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërkohë që grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.