Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq, ku një person ka humbur jetën. Një automjet ka përplasur dy biçikleta, të cilat drejtoheshin nga dy vëllezër.
Aksidenti ndodhi në fshatin Drithas. Si pasojë e goditjes, humbi jetën menjëherë njëri prej vëllezërve, Roland Sh. Kurse vëllai tjetër fatmirësisht shpëtoi pa lëndime.
Drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja, ndërkohë që policia po punon për identifikimin e tij. Rruga ka mungesë të sinjalistikës dhe ndriçimit në afërsi të këtij kryqëzimi, çka e bën të vështirë qarkullimin e mjeteve dhe rrit rrezikun për aksidente.
Sipas policisë, dyshohet se drejtuesi e mjetit ka qenë duke drejtuar makinën me shpejtësi tej normave të lejuara.