Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën Vorë-Rinas.
Policia bën me dije se një mjet Fiat është përplasur me një Audi dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital 45-vjeçari me inicialet Q.H., drejtues i Fiatit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.12.2024, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Vorë-Rinas, mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin Q.H., 45 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E.A.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit “Fiat”, shtetasi Q.H., pasi u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.