Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në bulevardin ‘Zhan D’Ark’ në afërsi të Shkozës.
Mjeti i drejtuar nga qytetari me iniciale G.M. ka përplasur 76-vjeçarin Vlash Sokoli, i cili ka qenë me biçikletë duke kaluar rrugën. Si pasojë e plagëve, i moshuari ka ndërruar jetë në vend.
Drejtuesi i mjetit nuk ka qenë nën efektin e alkoolit, ndërkohë dhe shpejtësia e mjetit nuk ka qenë shumë e madhe.
Dyshohet se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve nga përplasja për shkak edhe të moshës.