Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të fushës së sportit në Laprakë.
Sipas policisë dyshohet se një shtetas duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 11 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 17.09.2023, rreth orës 11:15, në afërsi të fushës së sportit në Laprakë, dyshohet se një shtetas, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 11 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.