Në aksin rrugor Dukat-Babicë, në rrugën e Bypass-it, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tragjasit”, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin tip “Renault”, është përplasur me automjetin tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin V. Ç., dhe me pasagjere shtetasen D. A., e cila është dëmtuar, duke mbetur e bllokuar brenda automjetit.
Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi Trupa e Ndërhyrjes Teknike, e planizuar në këtë aks rrugor, të cilët në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës, kanë përdorur pajisjet përkatëse për këto ndërhyrje, duke bërë të mundur nxjerrjen e shtetases së dëmtuar dhe drejtuesit të mjetit “Peugeot”, si dhe kanë dhënë ndihmën e parë deri në mbërritjen e shërbimit mjekësor.
Pasagjerja e dëmtuar është transportuar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.