Një aksident automobilistike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, në bulevardin e qytetit.
Në aksident janë përfshirë pesë mjete dhe fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfiksja dhe policia rrugore. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por policia po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.