Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vorë, aty ku një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Tre makina janë përfshirë në aksident, ku përtej viktimës janë plagosur edhe dy shoferët e tjerë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën dytësore në drejtim të Doganës, dhe sipas burimeve të A2 CNN ngjarja merr tone dramatike edhe për rrethanat e veçanta.
Mësohet se të paktën dy nga shoferët e përfshirë ishin drejtuar në varrimin e një shokut të tyre të përbashkët.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetasit D. K, mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak, shkruan A2 CNN.