Aktualitet Aksident pranë Kryeministrisë, makina përfundon në trotuar, plagosen dy kalimtarë

Aksident pranë Kryeministrisë, makina përfundon në trotuar, plagosen dy kalimtarë

Një aksident ka ndodhur në Tiranë, pranë godinës së Kryeministrisë, ku një drejtues i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuarin anësor që lidh godinën e qeverisë me kryqëzimin e RTSH-së.

Për pasojë, kanë mbetur të plagosur rëndë një çift, që ishte duke ecur në trotuar, të cilët kanë marrë menjëherë ndihmën mjekësore dhe janë dërguar në QSUT, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga polici.

Automjeti ka hipur mbi trotuar duke çarë barrierat metalike anësore, më pas është përplasur me një reklamë xhami, ndërsa ka marrë para edhe dy të plagosurit.

Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet përkatëse për shkaqet që çuan në këtë aksident.