Një person ka humbur jetën mëngjesin e së dielës në Tiranë, pasi u përplas nga një motor ndërsa ishte duke kaluar rrugën.
Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës në afërsi të TEG, kur motomjeti i drejtuar nga shtetasi K.L. përplasi një person që po kalonte rrugën duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Personi i aksidentuar, ende i paidentifikuar, u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte, teksa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.