Një aksident me pasojë 3 të vdekur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kurbin.
Në aksin rrugor Milot-Mamurras, një automjet tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 45-vjeçari Saber Dunga, banues në Durrës, 39-vjeçari Urim Pepa banues në Tiranë dhe Nikoll Gjoni, banues në Pukë. Trupi i Gjonit u nxor nga uji pas mbërritjes në vendngjarje të polumbarëve, të cilët vijuan kontrollin përgjatë kanalit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.