Një 25-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik të ndodhur pranë një karburanti në Shkozet të Durrësit. Viktima është me iniciale R.B., thotë policia në informacionin paraprak.
25-vjeçari që po udhëtonte me motorin “Dajang”, u përplas nga një autobus tip “Skania” që drejtohej nga qytetari me iniciale P.T.
Pas përplasjes nga autobusi, viktima është goditur edhe nga një mjet tjetër që kalonte në rrugë, sipas policisë. Automjeti i dytë e ka spostuar trupin e viktimës disa metra më tutje larg vendngjarjes. 25-vjeçari ka humbur jetën menjëherë si pasojë e përplasjeve të forta nga dy mjetet. Poshtë autobusit është gjetur edhe motori i viktimës.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor i Policisë së Durrësit, që nisi punën për të ndërtuar dinamikën e këtij aksidenti të rëndë.
Fllimisht dyshohej që trupi i aksidentuar i viktimës të ishte hedhur në rrugë nga një makinë në lëvizje. Por pas kqyrjes së kamerave të sigurisë në zonë, u mësua se trupi i pajetë ishte përplasur nga një automjet i dytë, duke e spostuar disa metra larg vendit të aksidentit.