Një fëmijë vetëm 4 vjeç humbi tragjikisht jetën këtë të enjte në Shkodër, si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”.
Sipas policisë, “një automjet me drejtuese një 22-vjeçare me iniciale K. B., u përplas me automjetin me drejtues një 38-vjeçar me iniciale P. C. Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa personat e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve”.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.