Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në Tiranë.
Një 35-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe pasi ka dalë nga rruga është përplasur me bordurën anësore. I riu, me iniciale F.H, ka marrë plagë të rënda dhe për pasojë ka ndërruar jetë menjëherë.
Aksidenti tragjik ndodhi në aksin rrugor “TEG-Shkozë” në afërsi të xhamisë së Farkës. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.