Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në Fushë Krujë e Burrel.
Një vajzë 23-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas në një shtyllë në fshatin Larushk.
Ndërsa një fëmijë u përplas nga një makinë pranë shkollës 9-vjeçare në Burrel.
Fëmija po transportohet me helikopter drejt Tiranës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjeve.