Extra Aksidenti 1.1 milion euro në Monako bën xhiron e rrjetit

Aksidenti 1.1 milion euro në Monako bën xhiron e rrjetit

Pamjet e një aksidenti rrugor të ndodhur jashtë “Hotel De Paris” në Monako, ku ndodhet edhe kazinoja e famshme “Monte Carlo”, kanë bërë xhiron e rrjetit për shkak të vlerës së makinave të përfshira.

Makinat e aksidentuara ishin një Bentley, një Aston Martin Rapide, një Ferrari 599, një Rolls Royce Ghost dhe një Porsche 911, që të gjitha së bashku kapin vlerën e 1.1 milion eurove.

Video e aksidentit është postuar në Instagram dhe duket se është shkaktuar nga shoferja femër e Bentley Azure.

Në të njëjtën video bien në sy përpjekjet e një polici trafiku për të vendosur rregull dhe që të largonte të gjithë ata që ishin mbledhur në vendngjarje për të parë se çfarë kishte ndodhur.