Aktualitet Aksidenti i autobusit, autoritetet: 6 të plagosur po marrin ndihmë mjekësore në...

Aksidenti i autobusit, autoritetet: 6 të plagosur po marrin ndihmë mjekësore në spital

Autoritetet kanë njoftuar se nga aksidenti i autobusit, ku u përfshinë edhe 9 mjete të tjera, ka 6 persona të plagosur.

Të plagosurit, 3 prej tyre shoferë, ndodhen në Spitalin e Traumës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk ka një version zyrtar të autoriteteve për dinamikën e aksidentit.

INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISË SË TIRANËS:

Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë.