Një fëmijë vetëm 9 vjeç humbi jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor. I mituri ishte duke qëndruar në një lokal kur u përplas për vdekje.
Policia ka njoftuar ditën e sotme se ka arrestuar të dy shoferët e makinave. Madje njëri prej tyre ka qenë në gjendje të dehur.
“Në lidhje me aksidentin e ndodhur në Bërxullë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit Naim Allmeta, 63 vjeç, banues në Kodër Kamzë, dhe Erjon Hajdini, 30 vjeç, banues në Paskuqan. Shtetasi Naim Allmeta, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin tip “Dacia”, me drejtues shtetasin Erjon Hajdini”, njoftoi policia.
Rezulton se nga përplasja, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e lokalit. Kjo ka qenë fatale për të miturin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.