Aksidenti i djeshëm me dy viktima në tunelin Kalimash-Morinë ka një autor të dyshuar si shkaktar dhe ai është 48-vjeçari me iniciale A.B., i cili është arrestuar.
Policia njofton se 48-vjeçari ka qenë duke drejtuar makinën tip “Benz” në tunelin e Kalimashit kur dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka përplasur makinën tip “Ford” me drejtues qytetarin me iniciale S.O. dhe autobotin tip “MAN” me drejtus shtetasin me iniciale SH.S.
Nga ky aksident humbën jetën drejtuesi i mjetit tip “Ford”, shtetasi S. O., dhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi N. O., të dy banues në Kosovë.
Gjithashtu, nga aksidenti janë dëmtuar shoferi i “Benzit”, pasagjerja në këtë automjet, 26-vjeçarja me iniciale K. B., dhe pasagjeri tjetër në makinën tip“Ford”, shtetasi I. L., 44 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISE:
Specialistët e Njësisë për Sigurisë Rrugore të Autostradës “Tuneli i Kalimashit-Morinë”, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme, në tunelin e Kalimashit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. B., 48 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin S. O. dhe autobotin tip “MAN” me drejtues shtetasin Sh. S.
Nga ky aksident humbën jetën drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi S. O., dhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi N. O., të dy banues në Kosovë. Gjithashtu, nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi A. B., pasagjerja në këtë automjet, shtetasja K. B., 26 vjeçe dhe pasagjeri tjetër në automjetin tip “Ford”, shtetasi I. L., 44 vjeç.
(Në informacionin paraprak të ditës së djeshme, është dhënë se drejtuesi i automjetit tip “Ford” ishte shtetasi I. L., por nga veprimet hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se drejtuesi i këtij automjeti ishte shtetasi S. O.).