Aktualitet Aksidenti me dy viktima, kërkohet arrest me burg për njërin nga drejtuesit

Aksidenti me dy viktima, kërkohet arrest me burg për njërin nga drejtuesit

Prokuroria e Tiranës pritet të kërkojë masën e arrest me burg për njërin nga drejtuesit e mjeteve që u përfshinë në aksident, e për pasojë humbën jetën dy kalimtarë.

Bëhet fjalë për Etjon Lazrin i cili po drejtonte mjetin Volsvagen, ngjyrë gri. Ai lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe hyri gabim në parakalim.

Për shoferin e Volsvagen blu, prokuroria është në pritje të veprimeve të tjera hetimore, si ekspertizën e policisë rrugore. Seanca ndaj tyre do te zhvillohet nesër.

Siç shihet dhe ne pamje, Edmond Murati kthehet majtas, duke kaluar nga korsia e parë në korsinë e dytë.

Dy drejtuesit që shkaktuan aksidentin deklaruan se nuk e kishin kuptuar si erdhi përplasja, pasi gjithçka ndodhi shumë shpejt.

Goditja i shkaktoi vdekjen e menjëhershme Erion Ballës, 36 vjeç dhe 72–vjeçares Hidajete Saliu.