Nënë e bijë janë përplasur nga një automjet në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Dobrac.
Nga aksidenti ka humbur jetën Hasije Bajrakurtaj, 52-vjeçe ndërsa vajza e saj shtatzënë, Esmeralda Bajrakurtaj ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
19-vjeçarja është në sallën e reanimacionit.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.