Pas 4 orësh kërkimesh pa ndërprerje, polumbarët e Reneas nuk kanë mundur të gjejnë asnjë shenjë të mjetit.
Poshtë Urë së Mbrostarit në Fier janë gjetur vetëm disa pjesë të përparme të mjetit gjë që ka përforcuar dyshimet se ndodhet në lumë.
Polumbarët e Reneas kanë kërkuar mbylljen e digës së Gramshit, hapja e së cilës ka shtuar mbi një metër nivelin e lumit Seman duke vështirësuar kërkimet për gjetjen e mjetit.
Rreth orës katër të mëngjesit të kësaj të diele pranë vendit të njohur si Ura e Mbrostarit në Fier dyshohet se ka ndodhur një aksident,
Parmakët e urës janë shkatërruar e një pjesë e tyre ka rënë në ujërat e lumit Seman, ndërsa mbetet e paqartë nëse mjeti që është përplasur në të ka përfunduar në ujë apo është larguar pas përplasjes.
Në vendin e aksidentit është gjetur një targë automjeti i cili rezulton të jetë e një makine të dhënë me qira, ndërkohë që kanë mbërritur polumbarë të Reneas dhe ekspertë të policisë.
Sipas policisë, targa i përket një automjeti të marrë me qira nga personi M. L., 26 vjeç, banues në Fier.