Aktualitet Aksidenti pranë mbikalimit të Saukut, ndërron jetë 40-vjeçari

Aksidenti pranë mbikalimit të Saukut, ndërron jetë 40-vjeçari

Një aksident me vdekje u shënua pasditen e së martës pranë mbikalimit të Saukut, në Tiranë.

Në aksidentin ku u përfshinë 3 automjete mbeti i plagosur shtetasi D. B, 40 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:25, pranë rrethrrotullimit të TEG-ut ku u përplasën automjetet me drejtues shtetasit D. B., 40 vjeç, E. Sh., 23 vjeç, dhe F. H., 30 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.