Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Eldi Allushin, pronarin e “BMW X6” që u aksidentua te diga e Liqenit Artificial.
26-vjeçari u arrestua pasditen e së martës së 22 gushtit, pasi u përplas në orët e para të mëngjesit me digën e Liqenit Artificial.
Ai drejtonte makinën tip BMW X6 me shpejtësi të madhe dhe nga ‘rruga e Kosovarëve’ ka ngjitur digën duke përfunduar te shëtitorja.