Një 16-vjeçar dhe një 19-vjeçar janë në mesin e 5 shqiptarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Greqi një ditë më parë.
Klan News raporton se viktimat janë Besim Muçaj, Ilir Daçi, Ergin Peposhi, Ardit Peposhi, Gazment Brahaj.
Kështu, shoferi i makinës ka qenë një 55-vjeçar, ndërsa pasagjeri në vend të parë një 50-vjeçar.
Në sediljet e pasme udhëtonin dy të rinjtë, 16-vjeçari dhe 19-vjeçari, si dhe personi i pestë.
Të gjithë humbën jetën nga përplasja e fortë e makinës tip Benz me një kamion në qytetin verior të Greqisë në Edessa.
Raportohet se shqiptarët ishin punëtorë sezonalë në Greqi dhe po udhëtonin në drejtim të qytetit Skydra.
Përplasja ishte aq e fortë saqë e vetmja pjesë e pashkatërruar e makinës së shqiptarëve ka mbetur bagazhi.