Aktualitet Aksidenti tragjik në Itali, i riu shqiptar vdes pas dy ditësh agoni

Aksidenti tragjik në Itali, i riu shqiptar vdes pas dy ditësh agoni

Ka humbur jetën i riu 19-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ra nga motori natën e 17 shkurtit, në Rivarolo, Xhenova.

Michele Dervishaj vdiq të dielën në spitalin San Martino, ku ishte dërguar pas aksidentit, pasi ishte intubuar.

I riu është viktima e pestë që gjen vdekjen nga aksidentet në rrugët e Xhenovas që nga fillimi i vitit. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë akoma.

Dervishaj ishte përplasur me një mur. Hetimet e kryera deri tani, me ndihmën e kamerave rrugore të zonës, kanë konstatuar praninë e 2 makinave, që parakalonin njëra- tjetrën, të cilat më pas u parakaluan  nga skuteri i 19-vjeçarit.

Pas kësaj, shqiptari me anë të një spostimi të papritur ka bërë që mjeti të përplaset me trotuarin dhe ka përfunduar në një mur. Plagët për shqiptarin do të ishin të rënda e për pasojë ai ndërroi jetë.