Dita e hënë do të jetë ditë zie në nderim të viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci, ku autobusi me shqiptarë të Kosovës doli nga rruga dhe u përmbys.
Vendimi është marrë nga Presidentja Vjosa Osmani, e cila me këtë rast, ka ndërprerë vizitë në Japoni ku ndodhet dhe nesër do të kthehet në Kosovë.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 26 Korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.
10 qytetarë nga Kosova humbën jetën në këtë aksident, ndërsa 44 të tjerë mbetën të plagosur.