Shoferi i autobusit të aksidentuar në Kroaci, gjatë marrjes në pyetje nga policia, ka pranuar se për një moment e kishte zënë gjumi ndërsa ishte duke ngarë makinën.
Kështu ka bërë të ditur zëvendësprokurori komunal Slavko Pranjic. “Shoferi i autobusit u gjet në vendngjarje ku edhe u arrestua. Një hetim është kryer, veprime tjera janë marrë për të filluar procedura penale. Deri më tani, kemi informacion se ka 10 persona të vrarë dhe 23 të plagosur rëndë ose lehtë. Shoferi u arrestua me dyshimin për drejtimin e një automjeti në mënyrë të papërshtatshme. Nuk mund të flasim për shkaqet e daljes nga rruga. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do të përcaktojmë me kohë detajet”, ka thënë Pranjic për mediat kroate.