Aktualitet Aksidenti tragjik në SHBA, çifti shqiptar ndërron jetë

Aksidenti tragjik në SHBA, çifti shqiptar ndërron jetë

Një çift me origjinë shqiptare ka humbur jetën në urën “George Washington” pas një aksidenti tragjik. Muharem dhe Bisere Frluçkaj udhëtonin me një makinë tip “Honda CVR”, kur u përplasën nga një Chevrolet.

Mësohet se fillimisht ka ndërruar jetë gruaja. Përplasja ka qenë e fortë për të duke ia marr jetën direkt në vend. 52-vjeçari, i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit në momentin e aksidentit, u dërgua fillimisht në spital, por as ai nuk mundi t’i mbijetojë ngjarjes.

Për ngjarjen prokurori i Bergen, Mark Musella, ka nisur një hetim. Çifti Frluçkaj jetonte prej vitesh në Bronx të New York-ut. Mësohet se ata ishin me origjinë nga Malësia e Malit të Zi.