Aktualitet Aksidenti tragjik në Tiranë, humb jetën mjeku Vanion Cinari

Aksidenti tragjik në Tiranë, humb jetën mjeku Vanion Cinari

Vanion Çinari, 40-vjeçari i cili u plagos mbrëmjen e djeshme në një aksident në Sauk, nuk i ka mbijetuar dot plagëve. Çinari ndërroi jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të rënda.

Çinari ishte mjek në Qendrën Spitalore Universitare, ku shërbente si specializant te Anestezi-Reanimacioni.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë (ASAI) që thotë se Çinari ishte një model korrektese dhe mirësie.

“Ditë e trishtë për shokët, kolegët, profesorët dhe gjithë personelin e QSUT. Me hidhërim të thellë njoftojmë se u nda nga ne një model korrektese dhe mirësie, Vanion Çinari, specializanti i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit! Ngushëllime të ndjera familjarëve, miqve dhe shokëve të Vanionit! U prehsh në paqe mik dhe koleg i shtrenjtë”, tha ASAI.