Kryesore Aksidenti tragjik që shoi familjen me 4 anëtarë, Bashkia Patos merr përsipër...

Aksidenti tragjik që shoi familjen me 4 anëtarë, Bashkia Patos merr përsipër shpenzimet funerale

Bashkia e Patosit, qytetit prej nga ishin 4 anëtarët e familjes Gushi, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik mëngjesin e të premtes, ka deklaruar se do të paguajë shpenzimet funerale.

“I trishtë dhe i dhimbshëm lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të 4 bashkëqytetarëve tanë. Me miqtë e familjarët e tyre sot është pikëlluar edhe i gjithë qyteti. Bashkia Patos shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të familjes Gushi që humbën jetën tragjikisht në një aksident në aksin Fier-Vlorë.

Përmes një mbledhjeje urgjente të Këshillit Bashkiak, Bashkia Patos vendosi të marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore për këtë familje. U prehshin në paqe. I qoftë dheu i lehtë!”, thuhet në një njoftim të dhënë në llogarinë e Bashkisë së Facebook.