Aktualitet Aksidentohet autobusi me turistë shqiptarë në Katania, 16 të plagosur

Aksidentohet autobusi me turistë shqiptarë në Katania, 16 të plagosur

Një minibus në të cilin udhëtonin disa turistë shqiptarë u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik pasditen e kësaj të shtune në Katania të Italisë fqinje.

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi rreth orës 16:00, në komunën e Santa Venerina.

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur 16 persona, njëri prej të cilëve u dërguar me helikopter drejt spitalit.

Megjithatë, fatmirësisht asnjeri prej të plagosurve nuk është në gjendje të rëndë.

Shkaqet e aksidentit momentalisht nuk janë të qarta, ndërsa në vendngjarje shkuan karabinierët dhe shërbimet zjarrfikëse.