Një aksident ka ndodhur këtë të diel në Tiranë. Një këmbësore, rreth 50 vjeçe, është lënduar pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.
“Më datë 09.04.2023, në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, mjeti me drejtues shtetasin N. I., ka aksidentuar një shtetase (këmbësore) rreth 50 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.