Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-Kryetarin e Bashkisë Himarë, Vasil Bollano, i cili aksidentoi për vdekje më makinë këmbësorin 17-vjeçar Elio Hamiti.
Ngjarja ndodhi në Llogara dhe fillimisht i riu u dërgua në Spitalin e Himarës ku për shkak të plagëve të rënda përfundoi në gjendje kome.
Më pas 17-vjeçari u transportua drejt Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.
Ish-kryetari i Bashkisë Himarë, Vasil Bollano, u shoqërua me efektivë policie nga spitali i Vlorës deri në Gjykatë, ku u njoh me masën e sigurisë.
Bollano ka qenë i shtruar në spital pas aksidentit, pasi vuan nga leucemia dhe diabeti dhe është çuar atje me hipertension të lartë dhe vlera të larta të diabetit.