Policia ka arritur që të arrestojë personin që paraditen e sotme aksidentoi për vdekje një këmbësor, në qytetin e Burrelit.
Rreth orës 12.00, shtetasi J. Gj., duke drejtuar automjetin e tij, përplasi shtetasin me iniciale H. R., 59 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën në spital. Pas aksidentit, autori u largua nga vendi i ngjarjes, por pas ndjekjes nga policia, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij në komisariat.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët e Policisë Rrugore, u bë arrestimi i 24-vjeçarit, banues në Mat.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.