Aktualitet Aksidentoi për vdekje një grua dhe e la në rrugë, arrestohet 57-vjeçari...

Aksidentoi për vdekje një grua dhe e la në rrugë, arrestohet 57-vjeçari në Fier

Foto ilustruese

Një 57-vjeçar në Fier ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme aksidentoi për vdekje një 61-vjeçare dhe e la në rrugë, duke u larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia bën të ditur se gruaja që mbeti viktimë u konstatua nga shërbimet e Policisë pas aksidentit në anë të rrugës, u transportua në spital, por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

 “Fier-Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetase që humbi jetën në spital, për shkak të dëmtimeve të marra nga një aksident në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, informojmë se specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan shtetasin Sh. H., 57 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasen A. T., 61 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.