Kryeministri Rama ka vijuar edhe sot me postimet në rrjetin social Facebook të bizneseve që janë ndëshkuar, pasi nuk iu kanë dhënë klientëve kuponin tatimor, duke i shkaktuar dëm financave të shtetit dhe qytetarëve. Duke publikuar fotot e biznesit në fjalë, kreu i qeverisë përsërit paralajmërimin se askush nuk është mbi ligjin dhe çdokush do të goditet.
“Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane😢
Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën🤭
Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin #STOPINFORMALITETIT✋
ASKUSH s’është mbi LIGJIN dhe ÇDOKUSH do GODITET me #ZeroTolerancë 🤜nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit👊”, shkruan shefi i qeverisë.