Aktualitet Aksioni për kriptovalutat, reagon Policia e Shtetit: 17 të arrestuar, kontrolle në...

Aksioni për kriptovalutat, reagon Policia e Shtetit: 17 të arrestuar, kontrolle në Tiranë dhe Shkodër

Foto ilustruese

Policia e Shtetit njoftoi se po zhvillon një operacion të koduar “USDT-1” që lidhet me prodhimin e kriptovalutave.

Zhvillimi i këtij operacioni, rezultat i punës së mirorganizuar të Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik së DPPSh-së, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Deri tani, në kuadër të këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Tiranës, për 17 shtetas, si dhe janë kryer kontrolle në 32 ambiente në Tiranë dhe në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash.

Operacioni është në vijim. Në përfundim të tij, Policia e Shtetit do të japë njoftim të detajuar për median dhe qytetarët.