Politika Aktivistët e LSI në mbrojtje të selisë së FRD, mes tyre dhe...

Aktivistët e LSI në mbrojtje të selisë së FRD, mes tyre dhe djali i Presidentit Meta

Pranë ambienteve të selisë së Frymës së re Demokratike janë mbledhur dhjetëra aktivistë të LSI-së, ku mes tyre spikat edhe djali i presidentit Ilir Meta.

Gjatë ditës, kreu i shtetit u përplas me forcat e policisë bashkiake në zyrat e Frymës së Re Demokratike.

Ngjarja ndodhi pasi bashkia i kërkoi FRD-së të lirojë zyrat, ndërkohë që presidenti e cilësoi këtë rast përpjekje për të prekur votën e qytetarëve.