Policia e Shtetit, në zbatim të vendimit të Gjykatës ka sekuestruar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të një shtetasi i cili dyshohet se i kishte krijuar nga aktiviteti kriminal.
Në kuadër të operacionit “Real estate” u vendos sekuestro preventive mbi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit A. M., 36 vjeç.
Ky shtetas dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.
Konkretisht, janë sekuestruar pasuritë si më poshtë:
•2 sipërfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier;
•3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier;
•njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier;
•njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier;
•njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier;
•apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë;
•1 vendparkim në Tiranë;
•12 automjete;
•2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro.