Ushtrimi i sporteve mbron nga depresioni, madje edhe njerëzit me rrezik të lartë pas një predispozicioni të trashëguar, sipas një studimi të kryer në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusetsit në Boston dhe botuar në revistën ”Depression and Anxiety”.
”Mesatarisht 35 minuta aktivitet fizik në ditë, janë të mjaftueshme për të neutralizuar rrezikun e një episodi depresiv”, theksuan autorët e studimit.
Sportet mund të minimizojnë rrezikun e një episodi të ri depresiv te ata që tashmë vuajnë nga çrregullimi.
Ekspertët përfshinë afro 8 000 individë duke shqyrtuar gjendjen e tyre shëndetësore dhe stilin e jetesës (përfshirë nivelet e aktivitetit fizik) për dy vjet, duke regjistruar çdo diagnozë të çrregullimeve depresive dhe duke krahasuar gjenomat e tyre.
Bazuar në informacionin gjenetik, ekspertët llogaritën një rezultat rreziku për çrregullime depresive për secilin.
Nga studimi doli që ata që kishin rezultatin më të lartë (në rrezik të lartë të një episodi depresiv), por që kryenin aktivitet fizik të rregullt, mbroheshin më shumë nga çrregullimet: në praktikë, vetëm fakti i ushtrimit të sportit neutralizonte rrezikun e tyre gjenetik.