“Friends” duket se do të ribashkohen 25 vite pasi seriali i famshëm u shfaq për herë të parë në televizion.
Sipas mediave amerikane, 6 protagonistët janë në bisedime për të punuar së bashku sërish.
Shpresat për një ribashkim lindën pasi Jennifer Aniston hapi profil në Instagram dhe postoi si foto të parë një “selfie” së bashku me 5 aktorët e tjerë.
Dhe tani, “The Hollywood Reporter” thotë se Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, David Schwimmer, Matthew Perry dhe Matt LeBlanc po negociojnë për të sjellë një speciale të “Friends”.
Krijuesit e serialit, David Crane dhe Marta Kauffman, thuhet se do të jenë të përfshirë gjithashtu.