Shembja e Teatrit Kombëtar ka përplasur aktorët Edmond Budina dhe Artan Imami në emisionin “Open”.
Debati i ndez kur aktori Imami e quajti Budinën uzurpator të Teatrit Kombëtar.
Nga ana tjetër Budina e cilësoi Imamin pjesëmarrës në krim.
Pjesë nga debati:
Budina: Teatri Kombëtar është një vlerë kulturore. Nuk i përket as kryeministrit as banorëve të Tiranës. Është Teatri Kombëtar dhe i përket të gjithë Shqipërisë.
Imami: Edmond je një uzurpator.
Budina: Kush jeni ju që më thoni mua jeni uzurpator?
Imami: Unë jam Tan Imami.
Budina: Unë nuk flas me ju. Jeni pjesëmarrës në krim. Neve desh na vranë dhe dhunuan.
Imami: Po gënjen. Më ke kërcënuar kur të thashë që do vija të merrja disa rroba të mia.
Budina: Po gënjen ti. Të të vijë turp. Nuk flas me ju.