Një aktor i Broadway ka humbur jetën për shkak të koronavirusit. Nick Cordero, 41 vjeç, kishte kaluar disa muaj në terapi intensive për shkak të komplikacioneve.
Lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta e dha bashkëshortja, Amanda Kloots në një postim në Instagram.
“E kam zemrën e thyer. Nuk mund ta imagjinoj jetën pa të”, tha ajo.
Ajo tregoi se Cordero luftoi me koronavirusin prej 95 ditësh. Ai pësoi gjendje septike dhe iu amputua këmba e djathtë për shkak të një mpiksje gjaku.
Cordero ishte mjaft i njohur në Broadway. Ai ishte nominuar për çmimin Tony në rolin e tij në Bullets Over Broadway.