Extra Aktori hollivudian mendon se ishte ai “pacienti zero” me Covid

Aktori hollivudian mendon se ishte ai “pacienti zero” me Covid

Aktori Benedict Cumberbatch mendon se mund të ketë qenë ai “pacienti zero” për përhapjen e Covid në SHBA.

Në një intervistë ndërsa diskutonte filmin e tij të ri, “The Mauritanian’, aktori 44-vjeçar foli hapur në lidhje me frikën e tij.

Ai kishte qenë duke xhiruar filmin në Cape Town, Afrika e Jugut, kur u sëmur shumë rëndë, me atë që ai beson tani se ishte COVID-19 dhe megjithëse vazhdoi të xhironte, Benedict ishte duke vjellë nga njëri regjistrim tek tjetri.

“Isha tepër i sëmurë, deri në atë pikë sa që kur të gjitha këto gjëra COVID u përhapën papritmas në vitin e ri, isha duke menduar, ‘O Zoti im, a isha unë në të vërtetë pacienti zero?’. Isha aq i sëmurë – ishte në kufirin e një pneumonie”, tha ai.

Në SHBA ka pasur disa kërkime për pacientin zero, por nuk është cilësuar ende se kush mund të ketë qenë.

Ka pasur një kërkim të vazhdueshëm se kush mund të ishte “pacienti zero”, por deri tani askujt nuk i është dhënë ky “titull”.