Ishte përfolur prej disa javësh, por tashmë ësshtë zyrtare: Aktori i njohur shqiptar, Nik Xhelilaj, do të marrë pjesë në serialin turk “Emanet”, ndër prodhimet kinematografike më të bujshme viteve të fundit.
Njoftimin për përzgjedhjen e Xhelilajt si pjesë e kastit, e ka bërë televizioni turk “Birsen Altuntas”, duke publikuar një foto të aktorit shqiptar si dhe paralajmërimin se ai do të jetë pjesë e sezonit të dytë të serialit “Emanet”.
Në sezonin e parë “Emanet”, ishte transmetuar si një serial i përditshëm, por sezoni i dytë duket se do të kthehet në një shfaqje televizive, që pritet të transmetohet dy herë në javë, në versionin – “Prime Time”.
Në njoftim shkruhet se aktori shqiptar ka rënë dakord për këtë aventurë të re në këtë projekt dhe do të luajë në rolin Poyrazit, i cili edhe në serial do të ketë origjinë shqiptare.
Seriali trajton historinë e Kevser që u rrit në një lagje të thjeshtë dhe të varfër dhe pasi ajo bëhet nusja e djalit të familjes së pasur Kirimli, babai i saj i ndërpret të gjitha lidhjet me të pasi nuk e miraton këtë martesë.
Por, kur Kevser humbet burrin e saj, ajo befas e gjen veten të bllokuar në rezidencën e padashur Kirimli me djalin e saj 5-vjeç Jusufin dhe nuk ka ku të kthehet.
Në anën tjetër, Xhelilaj tanimë gëzon reputacion në Turqi, falë pjesëmarrjeve të tij në disa prej serialeve më të famshme turke viteve të fundit.