Voltana Ademi në një deklaratë për mediat menjëherë pas protestës dhe konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak të Shkodrës tha se do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë dhe e gjithë ajo ç’ka ndodhi sot do të zhbëhet. “Të gjithë qytetarët vazhdojnë të na mbështesin dhe vazhdojnë të mbrojnë qëllimin. Askush nuk mundet të dalë mbi vulnetin e njerëzve. Ajo mbledhje farsë dhe kriminale ç’ka ndodhi sot në Shkodër do të zhbëhet.”-deklaroi Ademi.
Deklarata e Ademit
“Për të gjithë qytetarët e Shkodrës, për të gjithë mbështetësit tanë, drejtuesit politikë dhe deputetë, të cilët edhe sot në një ditë të vështirë vazhdojnë të mbrojnë qëllimin. Bashkia Shkodër është e qytetarëve. Të gjithë bashkë kemi detyrën dhe përgjegjësinë ta mbrojmë dhe ta duam vendin tonë dhe Shkodra më shumë se të gjithë e ka demonstruar sot. Votimet e 30 Qershorit një farsë për gjithë shqipërinë do të zhbëhen. Këto e thonë qytetarët, zonjat dhe zotnitë e Shkodrës. Sot ishte një mbledhje politike farsë dhe kriminale. Askush nuk mundet të dalë mbi vulnetin e njerëzve. Ajo ç’ka ndodhi sot në Shkodër do zhbëhet.”