Kryesore Akuza e rëndë/ Basha nxjerr listën: Janë fshehur gjysma e viktimave të...

Akuza e rëndë/ Basha nxjerr listën: Janë fshehur gjysma e viktimave të Covid-19

Autoritetet shtetërore kanë fshehur numrin real të viktimave nga COVID-19. Akuza tronditëse është bërë nga kryetari i opozitës Lulzim Basha, gjatë intervistës në emisionin Opinion në TV Klan.

Basha publikoi të dhënat zyrtare dhe ato reale, ku rezulton sipas tij, se që nga marsi e deri tani janë 414 raste fatale që janë mbajtur të fshehura. Sipas të dhënave të publikuara nga Basha, autoritet kanë publikuar gjithsej për periudhën Mars-Tetor 2020, vetëm 509 raste fatale, ndërsa realisht janë 923 viktima nga COVID-19.

Situata edhe më e rëndë është gjatë muajit nëntor që ende nuk është mbyllur.

Në 17 ditët e para të muajit janë raportuar 128 viktima, ndërsa shifrat reale tregojnë se numri i vdekjeve gjatë këtyre ditëve është më shumë se dyfish, plot 315 vdekje.

“Ka ardhur një denoncim që është verifikuar sot dhe keni vdekjet e vërtetuara si vdekje nga Covidi në Morgun e Tiranes. Vdekjet e vërtetuara janë vetëm të pacientëve në spitalet Covid, jo atyre që kanë vdekur në shtëpi. Ne disponojmë edhe listën me emrat e viktimave. Qevera ka bërë politikë me vdekjet. Ai është dokument i ardhur drejtpërdrejt nga morgu. Nëse sot do kishin Prokurori funksionale, në këtë moment këtu duhet të vinin prokurorë dhe të shkojnë të marrin dokumentet në morg. Këto janë lista zyrtare të morgut të QSUT. Dhe unë po i bëj thirrje Prokurorisë nga kjo studio. Punë që normalisht do lejohej t’i bënte media, media po pengohet. Qeveria ka fshehur numrin e vikmtimave dhe kjo tani është e vërtetuar. Po i bëj thirrje prokurorisë të shkojë në morg dhe të marrë evidencat e plota që na kanë ardhur ne që është bërë politikë me vdekje, është fshehur numri i viktimave që kanë humbur jetën për shkak të Covidit”, tha Lulzim Basha.