Çështja e famshme e “Toyota Yaris” u bë publike nga Lulzim Basha për herë të parë, që drejtoi gishtin në atë kohë nga Taulant Balla, të cilin e akuzoi se qëndronte pas parave të dyshuara të krimit të organizuar që u kapën në Durrës.
Taulant Balla e paditi Lulzim Bashën për shpifje dhe thotë se gjyqin e ka fituar, ndërsa tani që Sali Berisha lidh me këtë çështje edhe Lulzim Bashën, bashkë me kryetarin e grupit parlamentar socialist. Balla e shfrytëzoi këtë rast dhe tha se kreu i PD-së po korr atë që ka mbjellë Sali Berisha në 30 vite në politikë.
Si i akuzuar para Bashës, Taulant Balla i dha një këshillë kreut të PD-së.
“Meqenëse Sali Berisha na akuzuar të dyve për Toyota Yaris do ta këshilloja zotin Basha që ta kallëzojë Sali Berishën, qoftë me padi penale, qoftë padi civile, si të dojë.
Në 30 vjet Sali Berisha çfarë s’ka thënë për këtë pjesë të sallës, tani mbajeni me shëndet, se ka kohë të merret me ju ai tani”, u shpreh Balla.