Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar pas akuzave të Vangjel Tavos dhe Lefter Kokës të LSI-së se Policia e Shtetit merr pjesë në kultivimin e kanabisit.
Tahiri ka postuar një sondazh në “Facebook” ku Policia del ndër institucionet ku qytetarët kanë më së shumti besim.
Ai shkruan se “fronti i së keqes nuk e ndal dot” punën e policisë.
“Për të tretin vit rradhazi, Policia e Shtetit institucioni me i besuar në vend, sipas studimit të organizuar nga BE.
E megjithatë, ka ende shume punë për të bërë, bashkë me qytetarët.
#policia qe duam
#fronti i se keqes nuk na ndal dot”, shkruan Tahiri.